Kandidatët e VV’së dhe AAK’së për kryetar të komunave bëhen bashkë për kafe të mëngjesit

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili po kandidon edhe për një mandat nga radhët e AAK’së, është takuar sot për kafe me kandidatin e Vetëvendosjes për Kryetar të Prizrenit, Muharrem Haskukën.

Për këtë takim ka njoftuar vetë Muharremaj, i cili ka publikuar edhe një foto me Haskukën.

“Kafe miqësore me z.Mytaher Haskuka.  Mendoj se duhet me kriju gjithmonë mundësinë, me pas raporte të mira mes nesh si popull. Garojmë e shfaqemi secili prej nesh, për ta krijuar gjithsesi mundësinë, që e ardhmja të mbetet më mirë për qytetarët tanë kudo në Kosovë”, ka shkruar Muharremaj.