Kancelari Scholz me shkrim të veçantë pas arritjes në Kosovë: Mbështesim Procesin e Berlinit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tashmë ndodhet në Prishtinë, ndërsa do të takojë kryeministrin Albin Kurti në ndërtesën e Qeverisë.

Scholz pritet me nderime të larta shtetërore në Kosovë.

Ndërkaq përmes një postimi në Twitter ka shprehur mbështetjen për Procesin e Berlinit.

“Sot dhe nesër do të jem në Kosovë, Serbi, Maqedoni të Veriut, gjithashtu në Greqi dhe Bullgari. Unë dua të promovoj procesin e integrimit në Bashkimin Evropian në nivel lokal dhe të mbështes shkëmbimin rajonal, në kuadër të Procesit të Berlinit. Gjithashtu do të koordinohemi për përgjigjen tonë të përbashkët ndaj agresionit dhe luftës së Rusisë në Ukrainë”, shkruan kancelari.

Në Aeroport pak minuta më herët kishte dalë që ta pres kryeministri Kurti.