Kancelari austriak takohen me komandatin e KFOR-it në Kosovë, për çfarë biseduan?

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer vizitoi komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, ku kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjenerali Kajari falënderoi kancelarin për kontributin e vendit të tij në KFOR.

Pas bisedimeve zyrtare, kancelari Nehamer u takua me ushtarët e kontingjentit austriak.

Ai gjatë ditës ka takuar presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.