Kanada aprovon vaksinën e Pfizerit për fëmijët e moshave 12 deri 15 vjeç

Kanada ka autorizuar përdorimin e vaksinës për COVID-19 të Pfizerit për fëmijët mes moshave 12-15 vjeç.

Është vendi i parë në botë që autorizon përdorimin e vaksinës për personat e kësaj moshe, shkruan BBC.

Ministria e Shëndetësisë mori vendimin bazuar në të dhënat nga faza e tretë e provave klinike tek fëmijët.

Muajin e kaluar, Pfizeri ka thënë se provat e vaksinës së saj te fëmijët 12-15 vjeç treguan 100 për qind efikasitet dhe përgjigje të fortë imune.

Rreziku që fëmijët të sëmuren apo të vdesin nga koronavirusi është i vogël dhe përgjatë pandemisë shumë rrallë kanë kërkuar trajtim në spital.