Video

Kamioni përmbyset dhe lëshon mijëra bletë në një autostradë në SHBA

Bletarët nga fermat Adee Honey në Woodville kanë pranuar një thirrje për grumbullimin e mijërave bletëve në autostradën e Misisipit, SHBA.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Qarkut Adams ka njoftuar se kamioni që i transportonte kosheret është përmbysur, duke bërë që ato të shpërndahen në tokë, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se gjatë incidentit bletët kanë qëndruar të qeta sepse ishte errësirë dhe kosheret ishin të mbuluara.

Fatmirësisht, incidenti ka kaluar pa lëndime.