Kamioni godet për vdekje biçiklistin në Prizren

Një person i moshës 63-vjeçare është goditur për vdekje nga një kamion derisa ishte duke lëvizur me biçikletë në lagjen Kurill të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa më pas ekipet e policisë kanë dale në vendin e ngjarjes.

Bytyqi tha se vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.