Kamioni del nga rruga në Klinë dhe bie në humnerë VIDEO

Një person është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës për shkak të lëndimeve që ka pësuar, pasi që kamioni që ai drejtonte rëshqiti nga rruga në fshatin Dollc të Klinës, sonte rreth orës 18:50.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se i lënduari fillimisht ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë për t’u transferuar pastaj në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 18:50, në fshatin Dollc të Klinës, një kamion me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut është vetaksidentuar, pasi që ka rrëshqit. Shoferi ka pësuar lëndime, e kanë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë e pastaj në Spitalin regjional të Pejës”, tha Gashi.