Kamenicë: Vdes një person pasi rrokulliset me traktor

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga rrokullisja me traktor.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa lëndime trupore ka pësuar djali i tij, i cili ka pranuar tretman mjekësor.

VDEKJE AKSIDENTALE/Kamenicë 08.01.2023 – 16:35. Viktima mashkull kosovar dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është  rrokullisur me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa lëndime trupore ka pësuar  djali i tij viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Ballkani.info