raporton policia

Kamenicë, i kërkojnë 500 euro që të mos ia publikojnë fotot intime

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Kamenicë një grua ka raportuar për persona të panjohur të cilët i kanë bërë shantazh duke i kërkuar para.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në Kamenicë, ku viktima e ka raportuar rastin në polici.

Sipas raportimit të viktimës, persona të panjohur i kanë kërkuar të holla në vlerë prej 500 eurosh përmes rrjetit social, ose përndryshe fotot e saj intime do t’u dërgohen familjarëve të saj.

“Me rastin janë duke u marrë njësitë relevante të policisë, nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e PK’së.