Shaip Kamberi i uroi Memli Krasniqit suksese në udhëheqjen e partisë.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe shefi i grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, me anë të një postimi në Facebook uroi Memli Krasniqin për marrjen e drejtimi të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi edhe për Luginën e Preshevës”, shkruan ndër  të tjera Kamberi.

Postimi i plotë:“Uroj z.Memli Krasniqi për zgjedhjen e tij kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.I dëshiroj suksese në udhëheqjen e partisë.Përgëzime delegatëve për mbarëvajtjen e Konventës.Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi edhe për Luginën e Preshevës”.