Kamberi: Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë t’i qasen më seriozisht Luginës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që të kenë qasje më serioze ndaj Luginës së Preshevës.

Në profilin e tij në “Facenook”, ai ka shkruar se këto qeveri nuk kanë platformë dhe program shtetëror për Luginën, nuk ndajnë buxhet të rregullt dhe nuk kanë mekanizëm të veçantë qeveritar.

Sipas tij, Qeveria e Serbisë, ka platformë dhe program shtetëror për Luginën, ndanë buxhet dhe nuk kanë mekanizëm të veçantë qeveritar.

Postimi i plotë i Kamberit:

𝗤𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶𝘀𝗲̈ 𝘁’𝗶 𝗾𝗮𝘀𝗲𝗻 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗲𝗿𝗶𝗼𝘇𝗶𝘀𝗵𝘁 𝗟𝘂𝗴𝗶𝗻𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗣𝗿𝗲𝘀𝗵𝗲𝘃𝗲̈𝘀

Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë për Luginën e Preshevës :

– Nuk kanë platformë dhe program shtetëror

– Nuk ndajnë buxhet të rregullt

– Nuk kanë mekanizëm të veçantë qeveritar

Qeveria e Republikës së Serbisë për Kosovën :

– Ka platformë dhe program shtetëror

– Ndanë buxhet të rregullt (çdo vjet me qindra milliona euro)

– Ka mekanizëm të veçantë qeveritar (herë si ministri, herë si zyre të veçantë).

Qeveria e Republikës së Serbisë për Luginën e Preshevës :

– Ka platformë dhe program shtetëror, sado që letër e vdekur.

– Ndanë buxhet të rregullt, sado që pamjaftueshëm.

– Ka mekanizëm të veçantë qeveritar (Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), sado që jofunksional dhe joefikas.