Shaip Kamberi, bartës i listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” për zgjedhjet e së dielës në Serbi, ka thënë potenciali i tyre është për më shumë se një deputet shqiptarë në Kuvendin e Serbisë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një lidhje direkte me emisionin “Five” në RTV Dukagjini.
“Potenciali ynë është më shumë se një deputet në Kuvendin e Serbisë. Çështja ekziston se diskriminimi e ka bërë të vetën. Ku frustimet e shumta të proceseve politike të kaluara, trusnia e vazhdueshme që OSBE-ja i bënë njerëzve. Për mungesën e ndonjë rezultati më konkret politik. Që t’i bindet zgjedhësi i fundit shqiptar. Është e domosdoshme që të vazhdojmë betejën tone politike, përmes përfaqësimit tone qoftë në nivelin lokal por dhe atë qëndror”, ka theksuar Kamberi.
Tutje, ai është shprehur se ka përfunduar fushata zgjedhore por që po vazhdojnë akoma për mobilizim politik, për të siguruar fitore.
“Fushata ka mbaruar gjatë ditës së djeshme. Po vazhdon mobilizimi akoma përmes një organizimi politik”, ka shtuar Kamberi.







