Kamberi falendëron Prishtinën për donacionin e dekorimit të Bujanocit për festat e fundvitit

Meqenëse jemi në pragë të festave të fundvitit, i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka menduar edhe për fëmijët e Bujanocit, ku përmes një donacioni për dekorimin e atij qyeteti, do t’ju sillte gëzim dhe ngrohtësi.

Një gjë të tillë, e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, përmes profilit të tij Facebook./Ballkani.info.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë:

“I dashuri Shpend,

Në emër të qytetarëve të Komunës së Bujanocit e veçanarisht në emër të të gjithë fëmijëve të komunës tonë, të faleminderoj ty dhe Komunën e Prishtinës për donacionin e siguruar për rregullimin e Sheshit të qytetit tonë në prag të festave të fundvitit.

Sheshi i Bujanocit s’ka qenë asnjëherë më i bukur se sot, ndërsa festat e fundvitit asnjëherë më të ngrohta.

Buzqeshjet e fëmijëve të Bujanocit le të jenë motivim i përbashkët drejtë sukseseve tona në të ardhmen.

Faleminderit Prishtinë”.

Fotografia e Shaip Kamberi

Fotografia e Shaip Kamberi

Fotografia e Shaip Kamberi

Fotografia e Shaip Kamberi