Kamala Harris thyen tri rekorde që ditën e parë si zëvendëspresidente

Në rolin e saj si zëvendëspresidentja e 49 e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris ka shënuar tri rekorde si zëvendëspresidentja e parë aziatike-amerikane në SHBA, e para zëvendëspresidente zezake dhe gruaja e para si zëvendëspresidente në SHBA.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit të martën, Kamala me krenari bëri betimin për të marrë përgjegjësitë si zëvendëspresidente, ka shkruar Guinness World Records.

Ajo do të jetë këshilltarë e lartë që do të bartë detyra të dhëna nga presidenti, ashtu si edhe mund të bëhet presidente nëse presidenti aktual nuk do të jetë i aftë t’i përmbushë përgjegjësitë.

Ajo ka shërbyer si senatore e Shteteve të Bashkuara, duke përfaqësuar Kaliforninë nga viti 2017-2021. Kamala ka studiuar në Universitetin e Harvardit duke fituar bachelorin në shkenca politike dhe ekonomike, ndërkaq më pas vazhdoi për drejtësi.

Kamala shpreson se eksperienca e saj si zëvendëspresidente do të inspirojë gjeneratat e ardhshme që t’i ndjekin ëndrrat e tyre.