Video

“Kam informacione për ty, po t’i them, ti del nga shtëpia”, rikthehet në vëmendje ‘kërcënimi’ që Romeo ia bëri Julit në BBVA

Me debate ka nisur mbrëmja e spektaklit të sotëm (e martë) në Big Brother VIP Albania 3.

Gjatë javës, Juli dhe Romeo kanë pasur disa përplasje mes tyre, teksa sipas Julit, Romeo i ka thënë se ka informacione për të që nëse i tregon, aktori do të dalë nga shtëpia.

I pyetur nga Ledioni se cili është informacioni që Romeo di, ky i fundit ka thënë se Juli e ka nxjerrë nga konteksti fjalinë e tij.

Foto: Screenshot/YouTube

“Juli deformoi bisedën, unë po i thoja mos i përdor gjërat nga jashtë… Ky e trajtoi ashtu, ‘çfarë informacioni do më thuash ti që do më nxjerrësh jashtë’. Unë nuk thash se kam një informacion të tmerrshëm… ‘i thash që asgjë nga jashtë nuk përdor’”, tha Veshaj.

Ndërkohë, ka ndërhyrë Rike Roçi e cila tha: “Dhe unë di informacion për Julin. Juli nuk tregon kurrë rrogën e tij, unë di rrogën e tij, dhe e ka shumë të lartë dhe nuk i duhet çmimi këtu”.

Foto: Screenshot/YouTube

Më pas filluan të gjithë të qeshnin duke i kërkuar aktorit që ta zbulojë rrogën që ka.

Në shtëpi po vazhdojnë debatet e situatat e ndryshme ndërmjet konkurrentëve të këtij formati./Telegrafi/