Doktoratura

Kaltrina Kusari, kosovarja që po bën studim për refugjatët në Kanada

Kaltrina Kusari shkoi në Kanada nga Kosova për studime të masterit dhe tash është duke i vijuar studimet e doktoraturës. Kaltrina do të bëjë analizën për emigrimin në Kosovë. Më pas, dy vjet do të vijë në Kosovë dhe do të bëjë analizë për temën që e ka në Kanada.

Momentalisht ajo po punon në një studim, me të tjerë bashkëpunëtorë, duke u fokusuar në faktin se si refugjatët që vijnë nga zonat e luftës kanë nevojë për një tjetër trajtim sesa grupet tjera.

Hulumtimi po ndodhë në Universitetin e Calgary, ndërsa po tenton të shohë se me çfarë trauma përballen refugjatët që vijnë në një vend, nga një vend lufte.

Kosovarja është pjesë e këtij studimi, i cili po bëhet në bashkëpunim me University of Montreal dhe Toronto’s Ryerson University.

Calgary është qytet në Alberta, Kanada, një pjesë industriale por ku janë vendosur edhe refugjatët që vijnë në këtë shtet.

“E kuptoj se ka shumë probleme kur refugjatët vijnë këtu, dhe përballen me ndalime nga më të ndryshmet. Gjetjet e studimit që po bëhet do të mund të ndihmojnë në adresimin e këtyre problemeve në mënyrë që jeta e këtyre njerëzve të jetë më e mirë”, tregon Kusari për CBC.

Studimi do të fokusohet edhe në refugjatët që kanë nevoja të veçanta, që janë me aftësi të veçanta apo kanë orientim seksual të ndryshëm, kushte këto të cilat do të mund ta bëjnë më të vështirë jetën më pas në Kanada në fillim të shpërnguljes.

Teksti i plotë i CBC-së