Kalon Ligji për Sponsorizime në Sport e Kulturë

Sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, ku është debatuar rreth ligjit për sponsorizim.

Pas hedhjes në votim, ky ligj u miratua me 74 vota për dhe asnjë kundër.

Gjithashtu është votuar edhe në lexim të dytë Projektligji në të ardhurat e korporatave.

Ky projektligj u votua me 73 vota për dhe dy abstenime. /Ballkani.info/