Ndalohet
Kaloi ilegalisht kufirin, ndalohet një i dyshuar serb
Një shtetas i Serbisë është ndalur nga policia pasi dyshohet se ka kalur ilegalisht kufirin.
Njësitë policore në kufirin Kosovë-Serbi kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull boshnjak shtetas i Serbisë, i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin
Policia ka konfiskuar veturën, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
“Njësitë policore në kufirin Kosovë-Serbi kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull boshnjak shtetas i Serbisë, i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin. Vetura i është konfiskuar për hetime të mëtutjeshme ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”.