Kallashi zhvishet për festë, nxjerr gjoksin dhe tregon shqiponjën

Ajo njoftoi se ka hequr dorë prej disa kohësh tashmë nga kërcimi në clubet e striptizmit, nga ku e bë e njohur, mirëpo 24-vjeçarja e njohur si “Kallashi” vazhdon të përmendet po aq shumë për postimet e saj në Instagram.

Shpesh ajo publikon video provokuese me kërcime dhe “twerk” apo thuajse e zhveshur në vaskë dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe në Ditën e Pavarësisë.

Donjeta Kosumi ka publikuar në Instastory një foto ku shfaqet tërësisht e zhveshur dhe në gjoks ka vendosur vetëm dy shqiponja të vogla.

Është kjo mënyra origjinale me të cilën 24-vjeçarja uron 106 vjetorin e Pavarësisë.

“Urime” shkruan ajo ndërsa sipër e shoqëron edhe me dy shqiponja.