Kali i ‘padisiplinuar’ përplaset me turmën e njerëzve gjatë procesionit të Mbretit Charles III-të

Një kalë i “padisiplinuar” është përplasur me turmën e njerëzve që ishin rreshtuar për ta ndjekur procesionin e Mbretit Charles III-të.

Një reporter kapi momentin kur kali thyen gardhin dhe u përplas me qytetarët përgjatë Whitehall.

Raportohet se askush nuk është lënduar në këtë incident të rrallë.

Ndërkohë, një numër kuajsh të kalëruar nga pjesëtarët e forcave të armatosura u trembën nga shiu i dendur.

Ndërkohë, Mbreti dhe Mbretëresha janë zhvendosur në tarracën perëndimore të Pallatit Buckingham, ku po qëndrojnë përballë rreth 4000 trupave.

Detarë, ushtarë dhe aviatorë janë mbledhur në kopsht ndërsa u intonua himni kombëtar, ku janë të pranishëm rreth 1000 muzikantë.

Ndryshe, Charles është kurorëzuar në moshën 74-vjeçare pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II-të.