Besa Ismaili

“Kako da ne”, ish-deputetja e PDK-së i reagon Besnik Bislimit

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili, i ka reaguar në platformën “X” numrit dy të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka folur për zhvillimin ekonomik në Qendrën Mediale në Çagllavicë.

Ismaili e ka nisur reagimin e saj me fjalët serbe “Kako da ne!”, dhe ka vendosur gjithashtu figurën e një “cloun”-i, duke vazhduar më pas të përmend faktin se Kosova vazhdon të mbetet nën sanksione dhe të humb miliona euro për faj të Qeverisë Kurti.

Ajo ka thënë se Qeveria Kurti vazhdon të angazhohet edhe në hakmarrje ndaj sektorit privat dhe në ndarje ekonomike të bazuar në përkatësi ekonomike, duke shtuar me ironi se kështu “ekonomia thjeshtë do të lulëzojë”.

“Ju vazhdoni t’i mbani sanksionet e BE-së nën të cilat ju e vendoset Kosovën, duke humbur qindra milionë eurove, vazhdoni të angazhoheni në hakmarrje politike kundër sektorit privat dhe vazhdoni të mbillni ndarje ekonomike bazuar në përkatësinë etnike, dhe ekonomia thjesht do të lulëzojë dhe lulëzojë!!!”, ka shkruar Ismaili.