Gazetari Vehbi Kajtazi, ka shkruar se përpjekjet për të penguar dekretimin e kryeprokurorit të shtetit janë djallëzore.
Ai ka shtuar se kush do që e do një gjë të tillë është duke u rreshtuar krah kandidatit të Qeverisë, Armend Hamiti.
Vehbi Kajtazi ka theksuar faktin se nga Hamiti nuk po kërkohen sqarime se pse ai është shoqëruar me Shaban Kilaj, i cili është dënuar për krime të ndryshme.
“Çdo përpjekje me pengu dekretimin e kryeprokurorit është djallëzore. Ata që po duan një gjë të tillë, janë rreshtuar në krah të kandidatit të Qeverisë, Armend Hamiti, nga i cili nuk kërkuan sqarime se pse shoqërohet me një të dënuar si, Shaban Kilaj”, shkruan ai.
Çdo perpjekje me pengu dekretimin e kryeprokurorit eshte djalezore. Ata qe po duan nje gje te tille, jane rreshtuar ne krah te kandidatit te Qeverise, Armend Hamiti, nga i cili nuk kerkuan sqarime se pse shoqerohet me nje te denuar si, Shaban Kilaj.
— Vehbi Kajtazi (@vehbikajtazi) April 6, 2022







