Kajtazi: Osmani përmes Ramës godet Thaçin, e di që ka më shumë autoritet edhe pse është në burg

Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, ka reaguar pas goditjes që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka dhënë kreut të Qeverisë shqiptare, Edi Ramës.

Kajtazi ka thënë se Vjosa Osmani e sulmon Edi Ramën meqë përmes një sulmi të tillë mendon se e dëmton Hashim Thaçin.

Ai tutj thotë e Osmani e sulmon Thaçin meqë e di se ai në burg ka më shumë autoritet sesa vetë Osmani që është në liri dhe presidente.

“A e dini pse Vjosa Osmani e sulmon Edi Ramen? E sulmon sepse mendon se nepermjet ketij sulmi e demton Hashim Thaçin. A e dini pse e sulmon Hashim Thaçin? Sepse e di se me i fuqishem dhe me me autoritet eshte ai ne burg sesa kjo ne liri dhe ne pozite te presidentes”, ka shkruar Kajtazi.

Vjosa Osmani dje në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se Edi Rama po ia shpëton fytyrën Serbisë.