Kajtazi i rekomandon PDK-së koalicion me Limajn: Pas Thaçit e Veselit, elektorati e do atë

Gazetari, Vehbi Kajtazi i rekomanduar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që të bëj koalicion me Nismën Socialdemokrate. Kjo pasi që sipas tij vetëm me Limajn, kjo parti mund të dal ndër partitë e para fituese në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti.

”Mundesia e vetme qe PDK me u duk në keto zgjedhje eshte koalicioni me Nismen. Pa kete koalicion ate e pret vendi i trete, rrjedhimisht nje humbje e thelle. Limaj, pas Thaçit e Veselit eshte lideri i vetem qe mbeshtetet nga elektorati i dy partive”, ka shkruar ai.

Sipas Kajtazit kushdo që e kundërshton këtë koalicion e nga frika për Limajn.

“Kushdo qe e kundershton ne PDK kete koalicion e ka nga frika qe ka nga Limaj. Struktura e re e PDK-se, ajo qe njihet si ‘kullerat’ kane frike se ndikimi dhe vota qe do te marrin do tu garantojne ndikim periferik ne parti”, ka shkruar me tutje ai.