Kajtazi: Dikur mblidheshin 50 mijë protestues kundër Ascoacionit, sot heshtin

Analisti Vehbi Kajtazi ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë kundër Asociacionit dhe marrëveshjes së Ohrit.

Kajtazi ka thënë se nuk ka kurrfarë rëndësie numri i pjesëmarrësve në protestë, por sipas tij e rëndësishme është pse kanë dalë.

Ai tutje ka thënë se dikur ishin mbledhur 50 mijë protestues për të kundërshtuar Asociacionin, dhe sot ata po heshtin pasi që Asocacionin po e themelon pikërisht njeriu që i kishte thirrë ato protesta.

Postimi i plotë:

Kurrfare rendesie nuk ka numri i pjesemarresve ne nje proteste. E rendesishme eshte pse kane dale ata.

Dikur mblidheshin nga 50 mije persona ne shesh kunder Zajednices.

Sot, heshtin kur ate po e themelon pikerisht njeriu qe i kishte thirrur ne ato protesta.

Protestuam apo heshtem, marreveshja e Kurtit me Vuçiqin e ben Serbine hisedare ne qeverisjen e Kosoves.

Kete do ta kuptojme kur te nis bashkeqeverisja Kurti – Vuçiq.