Seriali vendor “Kafeneja Jonë”  10 vjet më parë kishte përshkruar gjendjen në Kosovë e cila po përkon me gjendjen aktuale sot.

‘Koka’ i cili shihet dukë ngrënë bërllok dëgjohet teksa thotë: “Duhna me hongër diçka me majt trupin gjallë vlla.. buka u shtrenjtu u bo 50 cent ni bukë, ma shtrenjtë se byreku, plus benzina u bo dy euro”.

Siç duket ky serial e ka parashikuar gjendjen ekonomike 10 vite më parë, pasiqë muajve të fundit në Kosovë është shënuar rritje e madhe e çmimeve të produkteve esenciale.

Në disa qytete, buka është shtrenjtuar në 60 cent, ndërsa disa ditë një litër naftë është shitur deri në 1.90 euro.

Videon e cila është bërë virale tashmë në rrjetet sociale e ka shpërndarë edhe skenaristi i serialit “Kafeneja Jonë”.