Tërë ndërrimi i paradites në shëndetësi do të jetë në grevë gjatë ditës së sotme.

Kjo pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave i cili parashihte rritjen e pagave, sidomos për punëtorërt shëndetësorë në Kosovë.

Greva ka filluar në shumicën e spitaleve në Kosovë, ndërsa këtu mund të shihni pamjet nga QKUK, Spitali i Gjakovës, Mitrovicës e Vushtrrisë.

Punëtorët shëndetësorë kanë vendosur para vendit të punës njoftimin për fillimin e Grevës, ndërsa ata kanë bojkotuar punën në vendet përkatëse./Indeksonline/