Kafe, çaj e lëngje| Komuna e vogël e Hanit të Elezit e mbush bufenë me pije në vlerë 10 mijë euro

Punonjësit e Komunës së Hanit të Elezit tashmë e kanë hequr hallin e pijeve, pasi komuna është kujdesur për furnizim e bufesë me plot 23 mijë e 400 lloje të pijeve të ndryshme.

Komuna e Hanit të Elezit ka hapur një tender në vlerë 9 mijë e 989 euro për blerjen e këtyre produkteve, shkruan Demokracia.com.

Për këtë tender kanë aplikuar gjashtë kompani.

Siç bëhet e ditur në KRPP, tenderin e ka fituar kompania N.T “Atllas”.

Sipas tenderit të publikuar në Prokurim, me këto para punonjësit e komunës do të kenë rastin të provojnë pije të ndryshme.

Në dosjen e tenderit bëhet e ditur se do të blihen disa lloje të pijeve, kafeve, çajeve të ndryshme.

Lëngje në kënaqe: (pije të gazuara coca-cola, sprite, fanta), 2 mijë e 500 copë

Lëngje të pemëve: (lëngë mollës, pjeshkës. vishnje, boronicë), 2 mijë e 800 copë.

Çaj të luleve (frutave, kamomil, të gjelbër, brusnicë), 1 mijë e 500 copë.

Çaj i zi cejloni, 4,250 copë.

Lëngje të pemëve 100 për qind përmbajtje frutore (frutomania, fruti, relax ose ekuivalent), 350 copë.

Ujë pa gaz 0.50, 1 mijë e 800 copë.

Ujë me gaz 0.50, 1 mijë e 100 copë.

Makiato e vogël, 1 mijë e 500 copë.

Makiato e madhe,  600 copë.

Kafe expreso, 1 mijë e 100 copë.

Nes caffe, princ coffe, nestle ose ekuivalent, 1 mijë e 600 copë.

Kafe turke, 3 mijë copë.

Qumësht i ngrohtë, 1 mijë e 300 copë. /Demokracia.com/