Kadyrovi bëhet nervoz pas dështimit të ushtrisë ruse në Ukrainë: Do të shkoj te udhëheqësia e vendit

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin, ka kritikuar performancën e ushtrisë ruse pas humbjes në Izyum, një qendër kritike furnizimi në provincën lindore të Ukrainës, Kharkiv. Në një mesazh në Telegram, ai pranoi se po humbin, shkruan AL Jazzera.

“Nëse sot ose nesër nuk bëhen ndryshime në drejtimin e operacionit special ushtarak, unë do të detyrohem të shkoj te udhëheqësia e vendit për t’u shpjeguar atyre situatën në terren”, tha Kadyrov, udhëheqësi i Çeçenisë i emëruar nga Kremlini.

“Unë nuk jam një strateg si ata në ministrinë e mbrojtjes. Por është e qartë se janë bërë gabime. Unë mendoj se ata do të nxjerrin disa përfundime”, shtoi ai.

Kritikat erdhën pasi lidershipi i ushtrisë ruse u duk se ishte i pakujdesshëm. Nacionalistët rusë kërkuan që Putini të bënte ndryshime të menjëhershme për të siguruar fitoren përfundimtare në luftën e Ukrainës, një ditë pasi Moska u detyrua të braktiste bastionin e saj kryesor në Ukrainën verilindore.

Rënia e shpejtë e Izyum ishte disfata më e rëndë ushtarake e Rusisë që kur trupat e saj u detyruan të ktheheshin nga kryeqyteti ukrainas Kyiv në mars.