Kadyrov flet për pretendimet e gjendjes së tij shëndetësore

Kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov iu është përgjigjur pretendimeve që qarkulluan së fundmi për gjendjen e tij shëndetësore.

Ditë më parë u raporua se Kadyrov vuan nga probleme serioze shëndetësore si dhe u tha se kishte probleme me funksionimin e veshkave, transmeton Telegrafi.

Në një video e cila u shpërnda gjithashtu edhe nga këshilltari i Ministrisë së Brendshme ukrainase, Anton Geraschchenko, Kadyrov tha se ishte një person i shëndetëshëm.

Ai në atë video shihet gjithashtu me një pajisje të vogël në dorë që duket si pajisje monitoruese shëndetësore, megjithatë ai shpreh si ishte një numërues elektronik për lutje.

“Armiqtë tanë mendojnë se është një pajisje mjekësore. Por shikoni këtu është një numërues elektronik për lutje. Unë jam person shumë i shëndetëshëm dhe shikimin e kam 100 për qind”, tha ai përmes një videoje që u bë ‘repost’ nga Gerashchenko.