Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se qeveritë e rajonit po dekorojnë kriminelët, ndërsa qeveria jonë, përton ta përmend luftën tonë çlirimtare.

“Kryeministër mbroni clirimatarët e Kosovës, qeveria jonë në instanca vendore dhe ndërkombëtare priton me e përdorë emrin e UÇK-së.

Ky është turpi që mundet me i ndodhë një shteti dhe një qeverie”, ka thënë Kadrijaj.