Kadrijaj, Kurtit: Arritët qëllimet tuaja, hoqët dorë nga reciprociteti

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për refuzimin që të zbatojë reciprocitetin me Serbinë.

Në seancën e sotme plenare, Kadrijaj tha se Lëvizja Vetëvendosje gjatë tërë historisë së saj ka trumbetuar pro reciprocitetit me Serbinë dhe nga ardhja në pushtet ata kanë hequr dorë nga reciprociteti.

“Ata tashmë nuk janë pro reciprocitetit sepse ata tashmë janë të akomoduar në karriget e pushtetit”, ka thënë ajo.