Kadrijaj kritikon institucionet për mosliberalizimin e vizave, thotë se mungoi lobimi

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave.

Ajo ka thënë se duhet të formohet një diplomaci parlamentare në mënyrë që të shkoj dhe të lobojë të vendet skeptike të BE-së për çështjen e vizave.

“Në samitin e BE-së ne u refuzuam për liberalizim të vizave, mirë që edhe kjo Qeveri po e pranon që Kosova i ka përmbush kriteret sepse kur ka qenë në opozitë nuk e ka pranuar. Cili ka qenë angazhimi konkret i Presidencës, Qeverisë, Kuvendit e Komisioneve Parlamentare për me bo edhe diplomacinë parlamentare që t’i vizitojë vendet skepitke që kanë qenë për liberalizimin e vizave në mënyrë që të lobojmë. Ne të vetmin aktivitet e kemi pasur , Shqipërinë dhe po kërkojmë nga ta, kurse vet si institucione nuk kemi qenë në nivel të detyrës sa i përket lobimit për viza dhe anëtarësim në Këshillin e Evropës”, tha Kadrijaj.

Ajo shtoi se duhet të aktivizohen komisionet dhe të gjitha institucionet që ato vendet që janë skeptike, përmes diplomacisë parlamentare të shkojmë ti vizitojmë dhe të lobojmë në mënyrë që të arrijmë sukses edhe për vizat edhe për Këshillin e Evropës.