Kadrijaj: Këta që flasin në emër të PDK-së, nuk kanë as për as afër vlera të luftës

Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka reaguar ndaj listës së PDK-së.

“E çuditshme ta dëgjosh PDK-në e 2021 kur flet për UÇK-në, derisa në përbërje të tyre dhe në listën për deputetë nuk gjen as për së afër vlera të luftës, aq më pak tek ata që flasin në emër të PDK-së”, shkroi Kadrijaj.