Kadriaj: Gucati e humbi këmbën për liri, populli është me të
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka bërë të ditur një detaj prekës për të arrestuarin e sotshëm nga Eulexi, Hysni Gucati.
Kadriaj ka bërë të ditur se Gucati e ka njëren këmbë të humbur për liri.
“E zhgënjyer dhe e mllefosur me pamjet e vrazhda që ndodhën në zyret e OVL-së. Gucati e ka këmbën e humbur për liri dhe nuk ka si mos të ketë mbështetje nga i tërë populli.
Me Hysni Gucatin dhe luftëtarët e lirisë” shkruan Kadriaj në njoftim.