Kadri Veseli viziton presidentin Thaçi në spital, tregon për gjendjen e tij pas operimit

Kadri Veseli, kryetari i PDK-së, e ka vizituar sot në spital presidentin Hashim Thaçi pas operimit në QKUK.

“Presidenti i Kosovës është mirë me shëndet. Gjatë vizitës që i bëra sot pasdite, i urova mikut tim të çmuar rikuperim sa më të shpejtë. Falënderova edhe stafin shëndetësor të Klinikës së Urologjisë në QKUK për profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj Presidentit Thaçi, i cili do t’i kthehet shpejt familjes dhe punës në kryerjen e detyrave shtetërore”, ka shkruar Veseli.

Presidenti Thaçi ka pasur problem me veshke. /Ballkani.info/