Kadri Veseli: Unë jam Kadri Veseli, jam kandidat për kryeministër

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka folur pas shpërbërjes së Kuvendit.

Para gazetarëve, Veseli ka thënë se ka ndërmarrë të gjitha iniciativat ligjore për vendimmarrje në shpalljen e zgjedhjeve.

Ka shtuar se ai do të jetë kandidat për kryeministë, dhe se premtimet që i ka mbajtur deri më tani i ka realizuar.

“Unë kam ndërmarrë të gjithë iniciativat ligjore që të kemi vendimmarrje për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Unë jam Kadri Veseli do të jem kandidat për kryeministër. Unë e mbaj fjalën, u kam thënë se do të ketë zgjedhje, dhe ka me pasë. U kam thënë se do të largohen të gjithë uzurpatorët, janë larguar”, ka thënë ai.

Veseli ka thënë po ashtu se drejtimi i tij dhe i partisë së tij, janë raportet e shkëlqyera me SHBA-të, si dhe lufta kundër korrupsionit.

“Drejtimi jonë është lufta kundër korrupsionit dhe marrëdhëniet e mira me SHBA-të. Kosova nuk do të dështojë por do të ecë përpara. Le të gëzohemi se demokracia po funksionon”, ka thënë Veseli.

loading…