Kadri Veseli tregon se si qëndroi te gjyshja e Ramush Haradinajt dhe kush ia la nofkën “Luli”

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është pyetur sot në një emision nëse do ta pranonte në konak liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

“Shtëpia është e mikut është e Zotit, runa zot mos me e prit”, ka thënë Veseli në emisionin N’Konak, shkruan Ballkani.info.

Në këtë emision Veseli ka folur edhe për jetën e tij si student, si ri, si luftetarë i UÇK-së dhe si politikan.

Gjatë kohës sa ishte i angazhuar në Lëvizjen Popullore të Kosovës, ka thënë se kishte lëvizur shumë nëpër tërë Kosovën për të mos rënë në duart e Serbisë.

“Më përpara kisha vdek se kisha ra në burg”, ka thënë ai.

Sipas tij, ai e ka takuar komandantin legjendar, Adem Jashari në vitin 1991 para Fakultetit Filologjik.

Po ashtu ai ka folur edhe për nofkën e tij të luftës “Luli”.

“Kam qenë duke qëndruar në vitin 1996 në Jabllanicë, në shtëpinë e Lahi Ibrahimajt. Aty për neve është kujdesur shumë, si me na pas fmi të vet, Nëna Azë, nëna e Lahisë, gjyshja e Ramushit. Lahija me ka lënë nofkën Luli, që sot edhe gruaja ime me thërret”, ka thënë Kadri Veseli. /Ballkani.info/

loading…