Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kritikuar ashpër anëtarët e Vetëvendosjes për gjuhën, që sipas tij po përdorin

Në veçanti Veseli është marrë me deklaratën e kryetarit të Komunës së Mitrovicë, Agim Bahtiri, i cili ditë më parë tha se “në rast se formohet një qeveri e re pa shkuarje në zgjedhje do të ketë vëllavrasje”.

“Kush po thërret për vëllavrasje, ata që s’kanë guxuar t’i dalin përpara armikut, palaço”, ka thënë Veseli në “RTV 21”.

Kujtojmë se Veseli ka thënë se nuk do të jetë PDK-ja pjesë e qeverisë së re.