Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se lajmin për intevristimin e tij nga Gjykata Speciale nuk është i vertetë.

“Nuk kam ftesë dhe nuk jam duke shkuar në Hagë, as për vizitim, as për Gjykatën Speciale”, ka thënë Veseli për Info Magazine.

“Nuk është e vërtetë që kam ftesë për ndonjë intervistë. Po të kisha do ta bëja njoftimin publik. Nuk është marre, as kiamet”.

“Me çfarë morali do të nisesha diku nëse nuk do ta bëjë njoftimin publik. Kush në botë nuk më frikëson. Vetëm kombi im mund të më gjunjëzoj, të më mbaj dhe të më përkrah”, ka thënë Veseli.

“Ata që janë shqetësu i dua shumë, ata që gëzu i dua shumë”, ka thënë Veseli.