Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në prag të festës së Krishtlindjeve ka vizituar Katedralen “Nënë Tereza” ku edhe ka dhuruar një skulpturë të Pjetër Bogdanit.

“Në prag të Krishtlindjes, vizitova Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, të cilës i dhurova një skulpturë të Pjetër Bogdanit, vepër e punuar me mjeshtri nga artisti ynë Ylber Krasniqi”.

“Ne ndihemi krenarë tek sa kujtojmë që edhe në kohët më të vështira, Kosova pati dijetarë e mendimtarë të nivelit evropianë, siç ishte Pjetër Bogdani, simbol i aspiratës evropiane të kombit tone”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Kryekuvendari ka uruar edhe festën e Krishtlindjeve.

“Në këtë natë të shenjtë, të gjithë të krishterëve të Kosovës, katolikë e protestantë, ua uroj Krishtlindjen, festën e madhe të shpresës, humanizmit dhe dashurisë njerëzore”.