S’mërzitna për atë punë. Kështu është përgjigjur sot kryeparlamentari, Kadri Veseli kur është pyetur nëse pret që të merr ftesë nga Gjykata Speciale.

“Çdo luftetar duhet t’i përgjigjet me dinjitet thirrjes nga Gjykata Speciale. Edhe atë që nëse e kanë marrë statusin e veteranit në ndonjë mënyrë tjetër”, ka thënë Veseli për T7.

“Le ta falemnderojnë Zotit që i kanë lindur në këtë kohë dhe që kanë dhënë kontributin për lirinë e Kosovës”, ka thënë tutje ai, transmeton Ballkani.info.

Veseli ka thënë se nuk e din se kujt mund t’i vije ftesa nga Specialja.

Deri më tash në Hagë kanë dëshmuar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtaku i Zonës Operative të Drenicës dhe Rrustem Mustafa i Llapit. /Ballkani.info/