Kreu i PDK-së ka vizituar bizneset ombrellë të deputetit të LDK-së dhe ish-zv/Kryeministrit Ramiz Kelmendi në Pejë.
Kadri Veseli i shoqëruar nga Hajredin Kuçi ka shijuar prodhimet vendore të ‘Pi&Ki’ dhe ‘Egi Group’ me çrast ka shijuar prodhimet e produkteve vendore që sjellë kjo kompani.
Më pas ka ndodhur edhe takimi në rezidencën e Kelmendit në Rugovë, porse për këtë të fundit nuk janë dhënë detaje nga asnjëra palë.
E tëra çfarë dihet nga kjo vizitë është një postim i z.Kelmendi në faqen zyrtare në facebook.
Postimi i plotë:
“Nga vizita e Kryetarit z.Kadri Veseli, në Kompaninë ‘Pi&Ki’, ‘Egi Group’ dhe segmente tjera të Kompanisë tonë.
Përcollëm së bashku linjat prodhuese dhe bashkëbiseduam për mundësitë e mëtejme të avansimit të sektorit prodhues në të mirë të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.”- ka shkruar Ramiz Kelmendi – Deputet dhe Pronar themelues i ‘Elkos Group-Etc’.







