Kadri Veseli nis fushatën nga vendlindja: Kosova është mirë, kur është mirë Mitrovica

Kadri Veseli, kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, ka hapur fushatën elektorale në Mitrovicë.

Ai ka thënë se kjo parti ka zgjedhur qëllimisht Mitrovicën si vendnisje për fushatën zgjedhore, për të “përcjellë mesazhin se Kosova është mirë vetëm kur është mirë Mitrovica”.

“Jam sot këtu në Mitrovicë, në qytetin tim të dashur, në vatrën e atdhedashurisë, në djepin e Isa Boletinit, në vendin që më frymëzoj e ku nisa rrugëtimin tim jetësor. Unë jam sot këtu në Mitrovicë, si biri juaj, për ta nisur me këmbë të mbarë këtë rrugëtim të ri të Kosovës dhe për të filluar suksesshëm fitoren e madhe të PDK-së. Kam zgjedhur Mitrovicën për ta përcjellë qartë dhe fuqishëm mesazhin e Kosovës dhe PDK-së se Kosova është mirë vetëm kur Mitrovica është mirë. E Kosova e Mitrovica janë mirë, kur ky vend i bekuar nga Zoti zhvillohet e ndërtohet më shumë e kur qytetarët janë më të kënaqur me jetën dhe shtetin e tyre. Jam këtu për të bërë hapin e parë drejt 6 tetorit”, ka thënë ai në hapjen e fushatës.

Ai ka vazhduar duke thënë se “s’ka çmim për liri, e s’ka çmim për Mitrovicën” dhe se “Mitrovica do të jetë përherë një”.

loading…