Derisa mori fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për Ligjin për Dialog, Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, tha se Serbisë duhet t’i kërkohet borxh para se të hyhet në dialog.

“Ne mund të bëjmë konsensus në kuvend por konsensus për kërkesa ndaj Serbisë. Pse nuk ulemi bashkë t’i shkruajmë 10 kërkesa ndaj Serbisë dhe t’i kërkojmë asaj që katoi janë ato që duhet të na dëmshpërblehen”.

“Pse nuk po ia kërkojmë borxhin Serbisë por po hyjmë në dialog pa ua kërkuar borxhin. Unë besoj që edhe Ldk, Pdk, partia ime dhe të gjitha mund të arrijmë konsensus mbi kërkesat tona ndaj Serbisë. Njohja, të pagjeturit, artefaktet kulturore, depozitat bankare dhe shumë të tjera”, ka thënë Kurti.

Ai tutje foli edhe për presidentin Thaçi, për të cilin tha se pse ka thënë në Euroneës se ka qenë larg fronteve. “Me çfarë trimërie e ka thënë këtë”, ka pyetur ai.

Kurti i është përgjigjur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ai ka thënë se që nga dita e parë ka qenë në UÇK, shkruan Ballkani.info.

“Mos e bëjë Zot që prap me ndodh lufta, por nëse ndodh unë do të jem pranë tij (Hashim Thaçit) e ai pranë meje. Nëse është e nevojshme edhe jetën do ta japim për Kosovën”, ka thënë Veseli. /Ballkani.info/