Kadri Veseli: Në këto dy media kosovare kurrë nuk do të shkojë

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur rreth raportimit se ai dy javë më parë është nisur për t’u intervistuar nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Veseli ka përsëritur se ai nuk është ftuar nga Tribunali Special dhe se raportimi për shkuarjen e tij ka qenë spekulim.

Kryeparlamentari ka pranuar se biseda telefonike me kryeredaktorin e Gazetës Express, Leonard Kerquki, ku ai ka përdorur gjuhë fyese, ka qenë e përshkruar në mënyrë korrekte.

Veseli thotë se nuk do të shkojë kurrë në Gazetën Express, me qasjen, që sipas tij, e ka mediumi.

“Në Gazetën Express dhe te Bota Sot nuk do të shkojë kurrë derisa kanë këso qasje”, ka thënë Kryeparlamentari Veseli.