Kadri Veseli në Burojë: Me prinderit e presidentit dhe vëllait tim nga lufta

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka vizituar familjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka takuar në Burojë nënën dhe babain e Thaçit.

“Në Burojë, me prindërit e Presidentit dhe vëllait tim nga lufta, Hashim Thaçi”, ka shkruar Veseli.

Veseli dhe Thaçi javën që e lamë pas u përballën me aktakuzën e lëshuar nga prokuroria e Gjykatës Speciale.

Ky propozim i aktakuzës u pa si ndërhyrje politike, pasi që njoftimi i lëshuar nga prokuroria përmbante më shumë sulm politik sesa gjetje për inicimin e saj.

Po ashtu edhe koha e prezantimit të aktakuzës, vetëm tri ditë para takimit në Uashington, u pa si tendencë dhe sulm ndaj Kosovës. /Ballkani.info/