Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përdorur Facebook-un për të kujtuar veprën dhe rënien heroike të luftëtarit Shkëlzen Haradinaj.
Ne jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime ndaj tij e heronjve të tjerë që u vranë krah tij në llogoret e betejës së Maznikut. Emrat e tyre janë skalitur me shkronja të arta në kapitullin më të lavdishëm të historisë sē popullit tonë, atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha Veseli, transmeton Ballkani.info
Postimi pa ndërhyrje i ish-kryeparlamentarit:
Sot kujtoj me mall bashkëluftëtarin tim, Shkëlzen Haradinajn, me rastin e 21 vjetorit të rënies së tij në altarin e lirisë. Kujtoj kujdesin e tij, kur na përcillte tek kalonim kufirin, kujtoj burrërinë me të cilën e përballi humbjen e Luanit si dhe trimërinë e pashoq në çdo betejë.
Ne jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime ndaj tij e heronjve të tjerë që u vranë krah tij në llogoret e betejës së Maznikut. Emrat e tyre janë skalitur me shkronja të arta në kapitullin më të lavdishëm të historisë sē popullit tonë, atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.







