Kadri Veseli kthehet nesër në Hagë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po qëndron në Kosovë, ku erdhi për vizitë të familjarët dhe varri i nënës së tij, pasi kjo e fundit vdiq para disa ditësh.

Burime të arbresh.info bëjnë të ditur se Veseli do të kthehet nesër në Hagë.

Ai sot u nis për Kosovë nga Roterdami më një avion privat, e me të njëjtin do të udhëtoj nesër për në Hagë, ku po mbahet në paraburgim.