Kadri Veseli e prenë tortën e pavarësisë pikërisht në veri, fotoja bëhet hit në Facebook

Kosova dje ka shënuar 11 vjetorin e pavarësisë. Ky përvjetor është shënuar me shumë ngjarje, si pritje diplomatike, mbledhje të qeverisë, seancë të Kuvendit dhe parakalim për herë të parë të Ushtrisë së Kosovës.

Për t’i nderuar shtetet që e kanë njohur Kosovën, në sheshin “Skenderbeu” janë hapur edhe shampanja me flamujt e këtyre shteteve.

Po ashtu në një organizim tjetër është prerë edhe torta e pavarësisë me hartën e Kosovës dhe numrin 11 në të, shkruan Ballkani.info.

Mirëpo, fotografia e prerjes së tortës nga kryeparlamentari Kadri Veseli është bërë “hit” në Facebook.

Aty shihet se si Veseli e prenë tortën me hartën e Kosovës pikërisht në pjesën veriore, tek pjesa ku është diskutabile se a do t’i mbetet Kosovës apo do t’i takojë Serbisë si pjesë e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet dy shteteve.

“Vuçiqit Leposqviqin n’sahon… Lavdi!”, ka shkruar një shfrytëzues i rrjetit social Facebook. /Ballkani.info/